Rama u kërkon falje publikisht familjeve të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit për dekorimin e Shyqyri Çokut

Pas publikimit të lajmit se është dekoruar për 29 Nëntorin me “Medaljen e Mirënjohjes” Shyqyri Çoku, i cili është edhe hetuesi i dy figurave të shquara si At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, vjen dhe ndjesa e parë e qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot falje publikisht familjarëve të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit për dekorimin e hetuesit Shyqyri Çoku, ndërsa pranoi se qeveria nuk ka gabuar padashje, por se kjo ka ardhur si rrjedhojë e ligjit për statusin e veteranit, të miratuar në kohën kur Sali Berisha ishte President siç tha ai.

Rama shtoi se ky ligj e kishte bërë Çokun prej 25 vitesh veteran dhe se tashmë kishte hyrë në kategorinë e parë, transmeton portali parrotlla.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button