LSDM-­ja me padi deri te Gjykata administrative për vendimin e përbërjes së vjetër të KSHZ­së

­ LSDM­ja, përmes zëvendësministrit plotësues të Financave Kire Naumov, në bazë të nenit 48, paragrafi 3 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Qeveri do të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative e RM­së.

Me padinë, kumtoi LSDM­ja, kërkojmë anulim të vendimit të Komisionit shtetëror zgjedhor me të cilin është vendosur se “Emisioni i letrave shtetërore me vlerë dhe bonot shtetërore nga ana e Ministrisë së Financave në tregun vendor nuk paraqet akt ose dokument i cili ka të bëjë me çështje juridike financiare dhe kuadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve”, dhe kështu për shkak të asaj nuk i nënshtrohet pajtimit gjegjësisht miratimit nga ana e zëvendësministrit plotësues.

Në vetë vendimin, thuhet në kumtesë, KSHZ­ja trajton edhe bono shtetërore, të cilat në Ligjin për debi publike, në pjesën e huamarrjes me dhënien e letrave shtetërore me vlerë askund nuk përmenden.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button