Prekjet e mashkullit ngrenë temperaturën

Shkencëtarët skocezë me ndihmën e kamerës me rreze infra të kuqe fshehtas kanë matur temperaturën në fytyrat e 16 femrave derisa një grup i panjohur i meshkujve dhe i femrave – gjithashtu pjesëmarrës në këtë eksperiment – u ofrohej me pretekste të ndryshme dhe provonin që me to, gjatë bisedës, të krijonin kontakt fizik të shkurtër dhe kinse të paqëllimtë.

Studiuesit kanë zbuluar që temperatura e trupit të atyre femrave është ngritur edhe me rastin e kontaktit më të vogël fizik me mashkullin, madje mesatarisht për 0,1 gradë të Celsiusit.

Me siguri se jeni kureshtarë se cila pjesë e fytyrës së femrës është më e ndjeshme ndaj prekjes së mashkullit? Rezultatet e këtij eksperimenti kanë treguar që ato janë zonat përreth buzëve dhe syve, sepse kur i prek mashkulli, ndonëse krejt rastësisht, në këto zona në fytyrën e femrës temperatura ngrihet për 0,4, përkatësisht 0,3 shkallë të Celsiusit, ndërkaq te disa prej tyre është ngritur edhe për një shkallë të tërë. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button