Maqedoni, jepen mbi 2600 vërtetime të reja për kërkim të azilit

Gjatë ditës së djeshme për 24 orë 2.653 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit, njofton MIA.

Prej tyre, 1.045 janë të gjinisë mashkullore, 539 të gjinisë femërore, 1.060 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit dhe nëntë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Siç informoi sot MPB-ja, sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 1.034, Irakut- 874 dhe  Afganistanit- 744.

Në periudhën nga 19 qershori i këtij viti e deri në mesnatë janë lëshuar gjithsej 339.494 shtetas të huaj, nga të cilët 189.085 janë të gjinisë mashkullore, 55.492 femra, 77.031 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 17.886 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e  Sirisë- 194.621, të Afganistanit- 82.683, Irakut- 40.749, Iranit- 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës – 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317 Kongos- 514, Algjerisë – 453, Libanit- 434, Nigerisë- 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button