Adele: Ja si jam dobësuar

Në finalen e spektakli “X factor UK” gjatë fundjavës, ajo u shfaq më e dobësuar dhe me një formë shumë më të mirë në skenë.

Adele një nga këngëtaret më të rëndësishme të muzikës në ditët tona, në këtë mbrëmje u shfaq gjithashtu dhe me një prerje të re flokësh.

Pyetjes se çfarë po bën ajo për t’u dobësuar, ajo i është përgjigjur se ka hequr nga ushqimi i saj të vetmen gjë që mundej, çajin.

Sipas britanikes “The Sun”, ajo ka thënë: “Dikur pija 10 filaxhanë çaji në ditë, me nga dy sheqer. Tashmë nuk e bëj më dhe kam energji më shumë se kurrë.”

Këngëtarja, nënë e një djali 2-vjeçar, aktualisht ka ndërmarr turin botëror për promovimin e albumit “25”. E në këto kohë po përpiqet të jetë sa më në formë, për këtë ajo shkon edhe në palestër.

“Këtë e bëj jo për të qenë një masë zero ose gjëra të tilla, por për t’u ndjerë së më mirë”, shpjegon Adele.

Për fituesen e shumë çmimeve Gramy Awards, vajtja në palestër nuk është dicka që e entuziazmon.

“Nuk jam nga ato që i bëjnë bisht, por nuk më pëlqen vajtja në palestër. Bëj ushtrimet e mia dhe nuk shihem para pasqyrës.”, tregon 27- vjeçarja, transmeton tvklan.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button