Januzaj sërish titullar me Man. United

Adnan Januzaj shkëlqen sërish me Manchester United. Edhe pse nuk arriti ta shënonte emrin në listën e golashënuesve, djaloshi me origjinë nga Istogu, ishte protagonist me “Djajtë e Kuq” në barazimin 1-1 në “Old Trafford” me Southempton.

Në minutën e 26 të kësaj sfide 18-vjeçari nxorri të lirë Uejn Runejn përballë Boruc me një vertikalizim të saktë nga gjysma e fushës, por sulmuesi i kombëtares angleze nuk arriti ta kalonte portierin mik. Gjithsesi, aksionin e ndoqi Robin Van Persi, I cili shkundi rrjetën e portës së Southempton.

Formacioni i David Mojes nuk arriti ta mbyllte ndeshjen me një gol të dytë dhe atëherë kur takimi po i drejtohej fundit, miqtë barazuan me kroatin Lovren. Për Januzajn, ishte ndeshja e dytë radhazi titullar në Premier Ligë, pas suksesit 2-0 në fushën e Sunderland që erdhi pikërisht nga këmbët e talentit me origjinë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button