Arabi Saudite, 20 gra në këshillat komunalë

Sipas rezultateve të zgjedhjeve për këshillat komunalë në Arabinë Saudite nga 979 gra të cilët për herë të parë u kandiduan dhe votuan 20 kanë fituar mandate në këshillat komunalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta e Arabisë Saudite, Rijad, njoftoi se në deklaratën e ministrit të Çështjeve Komunale dhe Rurale, Abdullatif bin Abdulmelik Al Esh-Shejh thuhet se në zgjedhjet lokale shkalla e tretë pjesëmarrjes ka qenë 47.4 përqind, nga 1 milionë e 487 mijë e 477 persona në votime kanë dalë 702 mijë e 542.

Esh-Shejh theksoi se në zgjedhjet për këshillat komunalë të cilat mbahen çdo katër vit, si rezultat i votimeve në 17 rajone zgjedhore dhe 1 mijë e 296 qendra të votimit kanë fituar 2 mijë e 106 kandidatë ndër të cilët 20 janë gra. Ai tha se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të mirë dhe nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e cila do të hedh hije mbi sigurinë e zgjedhjeve.

Sipas ligjeve të Arabisë Saudite, gratë nuk kanë patur të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Me ndryshimin të cilin e bëri në shtator të vitit 2011 ish-Mbreti i ndjerë saudit Abdullah Bin Abdulaziz është krijuar mundësia për pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button