SHBA, muslimanët e Kalifornisë u mblodhën kundër dhunës

Përfaqësuesit e organizatave islamike të shtetit Kalifornia të SHBA-ve, pas sulmit terrorist të San Bernardinos ku humbën jetën 14 persona janë mbledhur në Los Anxhelos për të dhënë mesazhin se Islami është kundër terrorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas himnit kombëtar amerikan, programi nisi me këngët e paqes të nxënësve të shkollës muslimane Horizon, ku më pastaj mbajtën fjalim kryetari i komunës së Los Anxhelosit Eric Garcetti, klerikët muslimanë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Kryetari i komunës Garcetti tha se gjatë vitit kanë ndodhur incidente të urrejtjes dhe dhunës nga Egjipti në Turqi, nga Iraku në Francë dhe Izrael. “Pavarësisht nga gjithë kjo dhunë ne do ta ndërtojmë botën që duam të shohim. Prej nga kemi ardhur, cilën gjuhë të flasim, çfarë do ngjyre të kemi, cilit religjion ti takojmë do të vazhdojmë të jetojmë si një familje pa i kthyer shpinën njëri-tjetrit”, tha Garcetti.

Në organizimin i cili u bë para komunës së Los Anxhelosit morën pjesë shefi i policisë së qytetit Charlie Beck, kryetari i Këshillit të Konsultimit Islamik të Kalifornisë Jugore, Muzammil Siddiqi, kryetari i Këshillit të Muslimanëve Shiitë të Kalifornisë Jugore Sayed Moustafa Al-Qazwini, aktori amerikan me origjinë meksikane Edward James Olmos, kryetari i komunës së San Bernardinos Carey Davis, kryetarët e komunave të qyteteve përreth dhe klerikët.

Ky tubim u mbajt nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta “DAESH nuk është islami”, “Një botë, një njerëzim”, “Urrejtja ndan, dashuria bashkon”.

Sipas njoftimit të mediave sociale në lidhje me programin u theksua se muslimanët e Amerikës janë bërë fokusi i vëmendjes së medias. “Vëmendja e cila doli si rezultat i gabimit të një grupi të njerëzve, duhet ta shohim si mundësi për ti treguar botës qëndrimin tonë si muslimanë në favor të paqes, drejtësisë dhe të tregojmë se kush është muslimani i vërtetë, cilat janë vlerat që i përfaqëson”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Presidenti amerikan Barack Obama sulmin e armatosur të 2 dhjetorit në qytetin San Bernardino të Kalifornisë ku humbën jetën 14 persona e përshkroi si “vepër terroriste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button