Hetimi i Prokurorisë për koncesionet në shëndetësi, Rama e Beqaj shmangin komentet

Një ditë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda bëri të ditur se ka nisur hetimet për disa koncensione të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij dy vjeçari, as kreu i këtij dikasteri Ilir Beqja dhe as kryeministri Rama nuk pranuan të bëjnë komente.

Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësise u pyetën për hetimet e nisura kryesisht nga Prokuroria pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Mbledhja zgjati vetëm pak minuta dhe mësohet se është folur vetëm për qëndrimin që do të kenë socialistët në seancën parlamentare të së enjtes, ku do të votohet për projektbuxhetin nen për nen.

Gjithashtu kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruçi, i ka njohur socialistët me përgjigjen që i ka dhënë Kreut të Kuvendit Ilir Meta për nisjen e reformës zgjedhore, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button