John Kerry: Ideja e Trump-it për t’i ndaluar muslimanët “vë në rrezik sigurinë kombëtare të SHBA”-ve

Komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump, për t’i ndaluar muslimanët të hyjnë në SHBA, vazhdojnë të përcillen me reagime të ashpra, qoftë në Amerikë, apo më tej, në botë.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që në programin televiziv “This Week with George Stephanopoulos”, të kanalit ABC NEWS, i ka quajtur si rrezik për sigurinë kombëtare fjalët e Trump-it.

“Ti ndalosh tërësisht njerëzit sepse i përkasin një feve të veçantë? Kjo është në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë, të ndërtuar mbi tolerancën,” ka nënvizuar gjatë fjalës së tij Kerry.

Ai u shpreh se thirrja e Donald Trump-it “vë në rrezik sigurinë kombëtare, sepse shpërfaq një qëndrim nga një amerikan i cili po kandidon për postin më të lartë të vendit tonë për gatishmërinë për të diskriminuar një fe.”

“Më ngjan se deklarata e Trump-it nuk i merr fare në konsideratë frymën, vlerat dhe, sigurisht, tolerancën e vërtetë amerikane” , transmeton portali tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button