Kosovë, pa shenja të shtetit edhe në vendvotime

Përpos fletëve të votimit, në ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë shenja të shtetit as në vend votime të veriut të Kosovës. Këtë shqetësim ja kanë shprehur Brukselit pala kosovare gjatë takimit të së premtes për të cilin qeveria nuk ka njoftuar fare.

Kordinatori i delegacionit teknik të Kosovës i ka thënë “Zërit” përmes telefonit se gjatë takimit të shkurtër me palën serbe Prishtina ka shprehur shqetësimin se as në vend votimet të veriut nuk do të ketë simbole shtetërore.

“Kryesisht është diskutuar se si do të zhvillohen zgjedhjet e 3 nëntorit po ashtu janë dhënë detyrimet ligjore për të cilat Paneli për Ankesa dhe Parashtresa është i detyruar të funksionojë, pastaj si pikë e dytë diçka që na shqetëson neve është mungesa e simboleve shtetërore nëpër vendvotimet e veriut”, ka thënë Marmallakaj.

Ndërkaq, mediat vendore sot kanë shkruar se në takim është biseduar për atë se të dy delegacionet do të duhet të pajtohen për listën e votuesve nga Serbia si dhe të gjejnë formulën e përfaqësimit të serbëve, gjegjësisht Listës Serbe për Kosovën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për këtë koordinatori i delegacionit teknik Qemajl Marrmullari, ka thënë: “Një gjë e tillë nuk është ngritur në nivelin punues dhe nuk mund të them se ata janë duke kërkuar një post tillë. Në nivelin në të cilin unë punoj nuk është kërkuar një gjë e tillë”.

Marmallakaj tha se takimi është duke shkuar në bazë të procedurave ligjore të parapara më ligjin e Kosovës.

Koordinatori i delegacionit teknik u ankua në “seriozitetin e palës serbe”, pasi sipas tij ata kanë shkuar me vonesë disa orësh në takim dhe për këtë negociatat e djeshme kanë qenë shumë të shkurtra.

Lajme të ngjashme

Back to top button