Brenda 4 viteve pakica bullgare mund të arrije pragun e 25 përqindëshit

Në bazë të ritmit të kërkesës së qytetarëve për marrjen e pasaportave bullgare, në Maqedoni brenda katër viteve, numri i qytetarëve më shtetësi bullgar do të arrij pragun prej 25 përqind të popullsisë e cila më pas mund të pasojë plotësimi i kërkesave kushtetuese të tyre, kështu vlerësojnë agjencitë turistike në shumë qytete të Maqedonisë, të prezantuara në një kronikë televizive të Servisit publik shtetëror në gjuhën maqedonase.

Në bazë të të dhënave të këtyre agjencive, krahasuar më vitin e kaluar numri i kërkesave për pasaporta bullgarë është rritur për 40 përqind.  Prilepi  është qyteti, i cili së shpejti mund ët konsiderohet si qytet i emigracionit. Në bazë të agjencive në këtë qytet numri i qytetarëve që shtrojnë kërkesë për marrjen e pasaportës bullgare arrijnë deri në dhjetë vetë në ditë .

Me liberalizimin e vizave, përkohësisht bie fluksi i kërkesave për shtetësi bullgare , por kjo nuk nënkupton të drejtën e punës për qytetarët e Maqedonisë. Shumica e të rinjve dëshirojnë t’i shfrytëzojnë të drejtat për punë që ofron pasaporta bullgare në vendet e Bashkimit Evropian. Duke iu referuar kronikës së servisit publik shtetërorë , shumica e qytetarëve të anketuar, thonë se janë të gatshëm të aplikojnë për marrjen e shtetësisë bullgare, nëse do të gjenin punë në ndonjë vend  të Evropës.

Deri më tani rreth 100 mijë qytetarë nga Maqedonia kanë shtetësinë bullgare. Ministri i punëve të jashtme i Bullgarisë Vegenin, në  pakon e zgjedhjes së çështjeve kontestuese në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve , kohën e fundit ka shtuar edhe të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button