I frikshëm ekipi i Alsat M, për të shtatën herë kampion

Ekipi i Alsat-M është për të shatën herë me radhë fitues i titullit kampion i turneut të Mediumeve në futboll në sallë, i cili sot ka përfunduar, e që organizohet nga Radio Sportive 90.3 FM.  Turneu është zhvilluar në sallën sportive “Jane Sandanski” e që ka zgjatur dy ditë.

Pas fitores në finale, nuk kanë munguar urimet nga shumë kolegë në profilin e redaktorit të sportit në TV Alsat-M, Mahir Thaçi, i cili ishte një nga ata që ka shijuar shtatë titujt, ndërsa Thaçi ka lavdëruar të gjithë shokët e tij.

“Faleminderit për urimet, por këtë herë kjo fitore i takon ekipit i përbërë nga Hebib Bunjaku, Bejto Jakupi, Jakup Zeqiri, Mensur Saiti, Elham Hajrulahi, Bekim Elmazovski, Safet Ademi, portierin Erzenin dhe në veçanti Kenan Baliqi , i cili perkundër lëndimit na ka dhënë përkrahje në çdo ndeshje. Natyrisht këtu nuk i harrojmë Muhamed Zekiri, Faruk Zeqiri dhe Xhengis Ali të cilët na përkrahën nga ndeshja e dytë e deri në finale. Falëminderit djema, unë jam krenar me ju”, ka shkruar Mahir Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Në ndeshjen finale ekipi i Alsat-M e ka fituar ekipin e “Nova Makedonija” me rezultat 3:1. Para se të arrijë në finale, Alsati në gjysmëfinale e kishte mundur organizatorin e turneut Radion Sportive 90.3 FM me rezultat 4:2. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button