5 këshillat e arta të martesës

Çiftet para se të martohen duhet të dinë disa gjëra që pastaj të menaxhojnë martesën siç duhet.

Këto janë 5 këshilla të arta të cilat duhet të jenë themeli i martesës tuaj:

1: Martesa nuk është vetëm për ty. Nuk është që të jesh i lumtur apo i vetë-përmbushur. Nuk është që të përmbushen nevojat e tua. Martesa është që të kaloni  jetën bashkë dhe t’i shërbeni Zotit së bashku dhe t’i shërbeni njëri-tjetrit. Ka të bëjë me formimin e një familjeje. Ka të bëjë me përkushtimin ndaj njëri-tjetrit edhe pse pas 10, 20, apo 40 vjetësh mund të jeni shumë ndryshe nga njerëzit që jeni tani.

2: Do të merrni një mësim të dhimbshëm – ju të dy jeni njerëz shumë egoistë. Kjo mund të jetë e vështirë të kuptohet gjatë ditëve të lumtura dhe trullosëse të njohjes, por është e vërtetë, dhe kjo trondit shumë çifte gjatë viteve të para të martesës. Është e rëndësishme ta dini se zbulimi i egoizmit do të vijë, sepse atëherë mund të bëni riparimet e nevojshme, e kështu do të jetë më mirë.

3: Personi që ju doni më shumë është gjithashtu personi që do t’ju lëndojë më thellë. Ky është rreziku dhe dhimbja e martesës. Dhe bukuria e martesës është të punuarit përmes dhimbjes e lëndimit, zgjidhja e konfliktit dhe rregullimi i problemeve mes jush.

4: Nuk mund t’ia dalësh i vetëm. Është e qartë se martesa është e vështirë – mjafton t’i hedhësh një sy statistikave në rritje të divorceve. Prandaj është tepër e rëndësishme ta mbështesni jetën dhe martesën tuaj tek Zoti që krijoi martesën. Që martesa juaj të vazhdojë për gjithë jetën ju duhet të mbështeteni tek Zoti për forcën, dashurinë, urtësinë dhe rezistencën që keni nevojë.

5: Kurrë mos rreshtni së shijuari njëri-tjetrin. Kujtoni gjithmonë se martesa është një dhuratë e mrekullueshme që duhet shijuar. Gëzoje jetën me gruan që do për të gjitha ditët e jetës tënde të kotësisë, që ai të ka dhënë nën diell për të gjitha ditët e kotësisë, sepse kjo është pjesa që të takon në jetë dhe në mundin që kryen nën diell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button