Rasti i Kumanovës, familjarët kërkesë Janevës

Përveç avokatëve mbrojtës të rastit të Kumanovës, kërkesë deri tek Janeva për marrjen e rastit në hetim, të hënën do të dërgojnë edhe familjarët. Kështu për televizionin Shenja pohon Dashurie Sefaj, bashkëshortja e të paraburgosurit Genc Sefaj. Dashurie Sefaj pohon se familjarët tashmë kanë mbledhur nënshkrimet e të gjithë atyre që kanë të afërmit në burg lidhur me luftimet në Kumanovë, dhe shpresojnë se kjo do të ndikojë në vendimin e Prokurorisë Speciale të marrë këtë rast nën kompetenca të saj, raporton televizioni Shenja.

Nga ana tjetër, avokati Naser Raufi thotë se kërkesa e familjarëve është plotësim i kërkesës së mbrojtjes, të dërguar tashmë prej 3 ditësh në adresë të Katica Janevës, edhe pse nga Prokuroria Speciale thonë se një shkresë e tillë ende nuk ka arritur.

Avokatët mbrojtës para 3 ditësh përmes televizionit Shenja paralajmëruan se do të bojkotojnë seancat gjyqësore derisa policët që kanë torturuar të burgosutir nuk dënohen, dhe derisa nuk krijohen kushte për transportimin e tyre të sigurtë në gjykatë.Familjarët u shprehën të zhgënjyer si nga faktori politik i Maqedonisë ashtu edhe nga ai kosovar që nuk dënoi dhunën. Gjatë javës së ardhshmepritet edhe vendimi i gjykatës mbi kërkesën e mbrojtjes që të hiqet aktakuza për terrorizëm, nëse ndërkohë nuk e merr çështjen Prokuroria Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button