Kriza e refugjatëve, takim trepalësh mes Greqisë, Turqisë dhe Gjermanisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kocias deklaroi se kryeministri grek Alexis Tsipras po përgatitet që ta ftojë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në ishullin Chios për të biseduar mbi çështjen e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kocias i cili u përgjigj në pyetjet lidhur me krizën e refugjatëve në një program televiziv, duke theksuar se Greqia nuk është duke marrë mbështetjen e duhur nga Bashkimi Europian (BE) sa i përket valës së refugjatëve në ishujt grekë dhe se qeveria greke ka vendosur të marrë iniciativë për këtë çështje.

Ai tha se për të biseduar rreth kësaj çështjeje në vend, Tsipras ka marrë vendim që të ftojë Erdoganin dhe Merkelin në ishullin Chios në një takim trepalësh. “Do të marrim iniciativë duke i ftuar Erdoganin dhe Merkelin për të biseduar problemin e refugjatëve. Ftesa do të jetë nga ana jonë. Data ende nuk është vendosur. Mendoj se takimi trepalësh do të jetë në fillim të shkurtit. Qëllimi është që të bisedohet drejtpërdrejtë me Turqinë. Për të parë të dyja anët planifikojmë të kalojmë edhe në Izmir”, tha Kocias.

Sipas tij, Greqia është duke paguar çmimin për vendimet e marra nga ana e shteteve të treta në lidhje me krizën e refugjatëve dhe se shtetet e BE-së nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre në lidhje me çështjen në fjalë.

“Ne as që kemi bërë luftë me Sirinë dhe Irakun, por as që duam të intervenojmë. Po bëjmë përpjekje që t’ua shpjegojmë këtë partnerëve tanë. Përtej kësaj duhet të ketë marrëveshje me Turqinë. Dua t’iu kujtoj se partnerët tanë do të merrnin 150 mijë refugjatë nga Greqia. Si rezultat vetëm Luksemburgu mori 30 persona. Nuk ka mbështetje ekonomike”, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button