Avionët rus sulmojnë përsëri civilët në Damask, 50 të vrarë dhe 200 të plagosur

Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarake rusë në rajonin Duma i cili është nën kontrollën e opozitarëve, 50 persona kanë humbur jetën, dhe 200 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatacioneve të marra nga gazetari i AA nga zyrtarët e mbrojtjes civile, thuhet se avionët rusë kanë kryer 25 sullme në vendbanimet civile në rajonin Duma i cili është nën kontrollën e opozitarëve. Në këto sulme 50 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur.

Burimet duke theksuar se nga sulmet ajrore janë shkatërruar dhe dëmtuar shumë vendbanime, thanë se “Të plagosurit nga sulmet ajrore të avionëve rus janë dërguar në spitalet e improvizuara, ku priten të marrin ndihmën mjekësore. Spitalet fushore të rajonit Guta Lindore janë mbushur me të plagosur. Ekipet tona mundohen që ti nxjerrin ata të cilët kanë mbetur nën rrënojat në rajonin e sulmuar në rajonin Duma”.

Ndërkohë anëtari i Komitetit të Koordinimit Lokal të Sirisë Yusuf el-Bustani duke vërtetuar bombardimet ruse në rrethinat e Guta-s Lindore, tha se në sulmet kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh njerzish.

Bustani i cili tha se “Në sulmet e bëra në Duma kanë humbur jetën vetëm 50 persona” vazhdoi duke thënë, “Ende nuk kemi një informacion në lidhje me të vdekurit në spitalet fushore të rajoneve tjera. Në sulmet e bëra në Duma gjenden shumë persona të cilat janë plagosur rëndë. Kam frikë se numri i të vdekurve në rajon mund të rritet”.

Bustani duke theksuar se “Në rajonet të cilat gjenden nën kontrollën e opozitarëve në Guta-n Lindore rusët sulmojnë me avionët luftarakë, ndërsa forcat e regjimit nga toka me raketa” tha se “në raste normale avionët e regjimit nuk nisen në mot me shi dhe mjegull. Sot moti është i vrenjtur dhe kundrejt Guta-s Lindore ka një sulm ajror të intensifikuar. Këto sulme bëhen nga avionët rusë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button