Përkujtohet 7 vjetori i rënies së Isa Likës (FOTO)

Me himnin ka filluar akademia përkujtimore me rastin e 7 vjetorit të rënies së komandantit  të Ushtrisë  Çlirimtare Kombëtare, Isa Lika, Komandat Iliri. Në emër të familjes së Isa Likës foli Hazbi Lika, i cili tha se Isa kishte diçka të veçantë nga të gjithë ne dhe se kur bëhej fjalë për çështje të atdheut asnjëherë nuk dinte të thoshte jo.

Ndërsa Fazli Veliu në emër të shoqatës së veteranëve të luftës të UÇK-së  tha se Isa ishte i veçantë nga të gjithë.

“Ai edhe nën emblemën e UÇK-së të Kosovës dhe UÇK-së sonë dha kontribut të madh  për lirin  e këtij vendi” tha Veliu.

Komandat i përgjithshëm i UÇK-së, tash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Isa asnjëherë nuk mendonte se çka do të përfitonte nga kjo luftë, ai donte që të mos dal i koritur nga kjo luftë.

Fjalë përshëndetëse patën edhe kryetarja e komunës  së Tetovës Teuta Arifi , ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi. 

Më pas u vendosen edhe kurora lulesh mbi varet e dëshmoreve të kombit të cilët gjenden në kompleksin ne dëshmorëve, afër varrezave  myslimane të qytetit të Tetovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button