Jakupi: KSHZ vazhdon punën edhe pa Kondarkon

Dorëheqja e kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, Boris Kondarko nuk do të cenojë mbarëvajtjen e punës së këtij organi.

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, garanton se Komisioni ka kapacitet dhe kuorum për të përmbushur detyrat e tij në bazë të ligjit duke shuar frikën që përfshiu dy partitë kryesore dhe opinionin publik për bllokim të situatës në një kohë kur në skenën politike u aktualizuan zërat për zgjedhje të mundshme të parakohshme. 

“Komisioni shtetëror zgjedhor ka kapacitet dhe kuorum për punën e mëtejshme prandaj dhe nuk do të ketë pengesa në zhvillimin e punës së mëtejshëm të KSHZ-së derisa të konstatohet çështja e dorëheqjes dhe të zgjidhet kryetari i ri. KSHZ-ja do të vazhdojë punën me kompetencat që ka për sa i përket zbatimit të kompetencave të saj. Edhe unë si nënkryetar i KSHZ-së në bazë të nenit 26 të Kodit zgjedhor kam të drejtë të udhëheq derisa të zgjidhet kryetari i ri”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së . 

Nga LSDM-ja sot shprehën gatishmërinë që me shpalljen e konkursit të ri, të bëjnë propozimin e tyre për kryetar të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button