Rita Ora bëhet pre e hajdutëve

Shtëpia e këngëtares së njohur të POP-it, Rita Ora ka rënë pre e një grabitje me 28 nëntor. Sipas mediave londineze, në banesën e saj janë vjedhur bizhuteri, para e sende të tjera me vlerë. Hajdutët mendohet të jenë futur në banesë, duke thyer dritaret dhe që më pas kanë lëvizur në disa dhoma.

Në të njëjtën zonë janë vjedhur disa banesa të tjera, dhe policia mendon se mund të jetë e njëjta bandë kriminale. Një burim pranë Rita Orës, thotë se ajo është e shokuar nga ky krim.Rita-Ora_0Gjithashtu burimi zbuloi për ‘The Sun’: “Fatmirësisht, Rita nuk ishte në shtëpi në ato momente, por një anëtari i familjes ishte duke fjetur në katin e poshtëm të shtëpisë dhe nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë. Ata telefonuan policinë, e cila erdhi në orën 5:00 të mëngjesit, pasi zbuluan që paratë, bizhuteritë dhe sendet e tjera ishin vjedhur. Policia i tha Ritës që të ishte e kujdesshme sepse vjedhjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën në atë zonë”, shkruan ‘The Sun’ .

Më herët, hajdutët kishin vjedhur shtëpinë e Simon Cowell’s, drejtuesit të X-Faktor në Londër. Ai tha se hajdutët kishin hyrë nga kati i parë dhe më pas kishin lëvizur në dy dhoma të tjera, në banjë e të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button