Moti sot në Maqedoni

Mëngjesi edhe sot pritet që të jetë me mjegulla dhe temperatura të ulëta në mbarë territorin e Maqedonisë. Për dallim, gjatë ditës, sot do të jetë moti më i kthjellët dhe më i butë, gjegjësisht pritet që të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit edhe pse nuk pritet që të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit në vendet më të larta malore të Maqedonisë, do të sillen nga -2 deri më -4 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin do të sillen nga 0 deri më 4 gradë celsius.

Temperaturat e ditës në vendet më të larta malore, nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius. Në pjesën veriore të Maqedonisë temperaturat njëjtat do të sillen nga 7 deri më 9 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 11 gradë celsius në Maqedoninë perëndimore.

Mëngjesin e Shkupit e pret mot i ftohtë me nivel të ulët të mjegullave, por me tendenca që gjatë ditës moti të kthjellet dhe të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperatura minimale që pritet të shënohet në mëngjes, do të jetë 2 gradë celsius, ndërkaq ajo maksimale që pritet të shënohet gjatë ditës nuk do të kalojë mbi 8 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button