Zaev: Gruevski do të nokautohet më 24 prill

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka reaguar ndaj një interviste të kryeministrit Nikolla Gruevski i cili përmes ilustrimit të përballjeve në boks të boksierit të njohur Muhamed Ali tha se do ta mposhte liderin opozitar. Gruevski madje u shpreh se goditja përfundimtare për Zaevin do të bëhet më 24 prill. Zaev u kundërpërgjigj duke thënë se me politikat kriminale në dhjetë vitet e fundit, Gruevski e nokautoj Maqedoninë, njofton Alsat-M.

“Me siguri, ai është penduar ngase nuk ka dhënë dorëheqje prandaj edhe prezantohet si boksier në ndonjë ring. Në ringun e Nikolla Gruevskit, në një anë është ai dhe qeveria dhe në anën tjetër janë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Me të gjithë këto politika kriminale në dhjetë vitet e fundit, Nikolla Gruevski e nokautoj Maqedoninë. Nokautin e Maqedonisë e shohim nga të gjithë këto 600 mijë qytetarë që kanë lëshuar vendin, nga më shumë se 500 mijë qytetarë që jetojnë në pragun e varfërisë, më shumë se një e treta e firmave me xhiro-llogari të bllokuara, më shumë se 10 mijë firma të mbyllura. Nokautin e Nikolla Gruevskit e shohim në çdo hap që ka varfëri në Maqedoni”, u shpreh Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button