Daciq deri te MPJ-ja maqedonase: Udhërrëfyesi me IRJM do të ngel (FOTO)

Në autostradën në Vladiçin Han është vendosur shenja “autostradë E 75-Korridor 10-Beograd –kufiri me IRJM”. Shenja e këtillë është vendosur në aksin që lidh Serbinë dhe Maqedoninë.

Tabela me mbishkrimin (BJRM) – Ish – Republika Jugosllave e Maqedonisë, është vendosur para dhjetë ditësh në pjesën e rrugës të sapo hapur të Korridorit 10 te Vladiq Hani.

Tabela që tregon rrugën e kufirit, i ka hidhëruar shumë maqedonasit dha ata e kanë thirrur urgjentisht për këshillime ambasadoren e Serbisë në Shkup Dushanka Divjak Tomiqin

Serbia hodhi poshtë kërkesën e MPJ-së Maqedonisë për ta larguar tabelën e vendosur në aksin rrugor në Korridorin 10 ku qëndron IRJM në vend të emrit kushtetues Maqedoni.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq porositi se tabela do të ngel dhe se nuk sheh arsye për reagimin e Maqedonisë.

“Atyre po u pengon kjo tabelë, e ne nuk ka pengon pse ata votuan për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, ka thënë ai duke shtuar se ambasadorja e Serbisë në Shkup ua ka transmetuar këtë zyrtarëve maqedonas .

Tabela
Tabela

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button