Prokuroria çon në gjykatë Becchetti –n me 4 akuza, mashtroi me 43 milionë euro

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën për skemën mashtruese që Francesco Becchetti dyshohet të ketë ngritur me kompaninë “KGE”. Vlera e këtij mashtrimi, sipas prokurorisë, është rreth 38 milionë euro, njofton Tv Klan.

Kërkesa përfshin edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Francesco Becchetti, mamaja e tij Liliana Condimiti, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si dhe kompanitë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.

Francesco Becchetti akuzohet për 4 vepra penale: “Falsifikim të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, “Krijim i skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndaj italianit është marrë masa e arrestit me ‘burg në mungesë’. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të ekstradohet nga Londra, ku po përballet me drejtësinë për këtë çështje.

Edhe bashkëpunëtori i tij, Mauro De Renzis, akuzohet për të katërta veprat penale, për të cilat është shpallur në kërkim ndërkombëtar pronari i “Agon Channel”.

Nëna e Becchetti -t, Liliana Condomitti, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim”. Ajo po hetohet në gjendje të lirë.

Erjona Troplini, ortake e Becchetti -t, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim dhe gjendet në arrest shtëpie.

Akuza janë ngritur për “falsifikim dokumentash” edhe ndaj Stavri Peci, drejtuesi teknik i shoqёrisё “KGE”, Fetah Dervishi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Sokol Koçi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.  

Akuzat janë ngritur edhe për kompanitë “Kalivaç Green Energy”, “Energji”,Cable System”, “400 KV” dhe “Agon Set”, që akuzohet për pastrim parash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button