Si bëhet lajm i ri me mobilje të vjetra!

dime-foot-recenzija-crop-resize

[Recension: Spasovski dhe LSDM-ja një gjë flasin kur janë në opozitë, e e tjetër gjë kur janë në opozitë]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm, nuk ka reagim nga ministri për punë të brendshme, nuk është theksuar burimi për pohimet e bëra, as që ka mbështetje për to.
dime foot recenzija

Linku deri te artikulli origjinal: Spasovski dhe LSDM-ja një gjë flasin kur janë në opozitë, e e tjetër gjë kur janë në opozitë

Data dhe koha e publikimit: 7.12. 2015, 15:26

Data e recensionit: 08.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

“Ministri teknik për punë të brendshme, Oliver Spasovski, sot u lavdërua me mobiljet e reja që i ka blerë për bashkëpunëtorët e tij, fotele të reja, tavolina zyre, edhe pse partia e tij ashpër e sulmonte çdo buxhet, duke premtuar se zërin për furnizim të mobiljeve për zyrë dhe pajisje do ta minimizojnë në zero.”

Аutori i tekstit, duke anashkaluar një pjesë të informatës, thekson se ministri nuk ka treguar se sa kushtojnë mobiljet e reja dhe komenton. Askund në tekst nuk ka informatë më precize për atë se për çfarë mobiljesh bëhet fjalë. Për sa fotele, tavolina, televizorë? A janë blerë ato për zyrën e tij apo edhe për hapësirat e të punësuarve të tjerë? E gjithë kjo bën që hyrja të jetë konfuze dhe fitohet përshtypja se nuk dihet saktë se për çka bëhet fjalë, përveç asaj që shihet se duhet të sulmohet ministri.

“Spasovski nuk tregoi se sa kushtojnë mobiljet e sapoblera për zyrë, mirëpo nga fotografitë e bëra nga mediet mund të shihet se ato nuk janë aspak të lira, e aq më pak zero denarë.”

Edhe kjo pjesë e informatës nuk është e saktë. Spasovski në brifing i tregoi mobiljet në zyrën e tij dhe theksoi se nuk ka blerë asgjë të re, por se këtë e ka trashëguar nga paraardhësit e tij.

Në tekst nuk ka deklaratë nga ministri, nuk ka mbështetje për informatat e plasuara me burime të identifikuara në mënyrë precize.

Si burim është përdorur shprehja “një pjesë e të punësuarve”, e cila është shfrytëzuar që autori ta japë pikëpamjen dhe komentin e tij.

Teksti ku nuk theksohen burimet dhe nuk mbështeten informatat e plasuara nuk i jep mundësi lexuesit që ta vlerësojë gjendjen, por me anashkalimin e tyre përpiqet të promovojë një pasqyrë të njëanshme për situatën, shikuar nga prizmi i pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button