Rama: Mungesa e një sistemi adresash, mungesë e shtetit

Mungesa e një sistemi adresash, është shëmbëlltyra e mungesës së shtetit.

Këtë e ka pohuar sot kryeministri Edi Rama, në aktivitetin për prezantimin e projektligjit për “Regjistrimin e emigrantëve”.

“Ky është një proces fatkqësisht historik, për faktin se jemi nga të paktët vende të botës, pas sistem adresash. Jemi i vetmi vend i Europës, dhe besoj nga të paktët vende të botës me një sistem, ku tjetërkund je, tjetërkund banon, tjetërkund shfaqesh. Një sistem, që është besoj unë shëmbëlltyra më domethënëse e mungesës së shtetit dhe e boshllëkut që ka lënë shteti në përmbushjen e detyrës së vetë më parësore, të dijë ku i ka njerëzit e vet dhe t’u mundësojë të gjithë atyre shërbimet që u takojnë. Vende që funksionjnë janë ato me adresa, vende që nuk funksionojnë janë ato pa adresa”, tha kreu i mazhorancës.

Më tej, ai e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm projektligjin “Për regjistrimin e emigrantëve”, që sipas tij do t’i shërbejë çdo shqiptari për të marrë shërbimet e shtetit shqiptar në vendin ku jeton.

“Ata që migrojnë për të realizuar një shpresë dhe sigurisht me nxitjen e brendshme se do të gjejnë një jetë më të mrië, janë një pasuri që asnjë shtet dhe asnjë shoqëri, nuk ka luksin ta lëri jashtë. Shqipëria, dhe për shkak të mungesës së një shteti serioz, ka 25 vjet, çerek shekulli që këtë pasuri e ka lënë jashtë. Çdo shqiptar e di se sa ka hequr për 25 vjet për të marë një çertifikatë. Duhet të çonte, dhe vazhdon edhe sot, një prokkuroë familjes, familja duhet të shkonte në prefekturë, nga prefektura duhet të gjente përkthyes të autorizuar, më pas në Ministri të Jashtme dhe duhet të merrte pëlqimin që të shkonte në gjendje civile. Njësoj si një i huaj. Më keq. Si një i huaj në kohën që kërkonte vizë. Dy muaj i kushtonte një të huaji në regjimin e Hoxhës që të merrte lëjë hynte apo jo në Shqipëri. Kaq do një shqiptar të mari dokument. Kemi një regjistër të gjendjes civile, ku popullsia është 4.4 milionë banorë. Do të duhej një konferencë e tërë, që si kamundësi, një komb i kërcënuar për herë nga aneksimet, nga goditjet e armiqve, tanë, asnjë herë këtu në Shqipëri nuk kemi parë si prioritet të regjistrojmë sa jemi, por ngelëm duke mbajtur kufirin 3 milion..3 milion..3 milion..Duhet një refleksion i thellë çfarë e ka prodhuar këtë politikë armiqësore. Kemi një problem neve, se 4.4 milionëshi është i paprovuar, për shqiptarët që janë jashtë. E vetmja e paprovuar është se nga 1990 deri sot jashtë Shqipërisë kanë lindur 300 mijë vetë”, – tha gjithashtu Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button