Afatet po kalojnë: Gruevskit i ka mbetur edhe një ditë!

Mediumet dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor janë çështjet e fundit të Marrëveshjes së Përzhinos që duhet të diskutohen para se kryeministri Nikolla Gruevski të jep dorëheqje dhe VMRO-DPMNE të emërojë kandidat të ri për këtë funksion.

Marrëveshjen e Përzhinos, qartë është e theksuar se kryeministri do të jep dorëheqje nga funksioni 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 26 prill 2016, ndërsa qeveria e re duhet të  prezantohet më 15 janar.

Gruevski, nëse respektohen afatet e caktuara me ligj dhe respektohen të gjitha datat, “patjetër” të jep dorëheqje më 15 dhjetor që domethënë të martën mos jetë më kryeministër.
Kjo është një ditë pas dëshmimit të tij në komisionin anketues për skandalin e përgjimit, ditë që vetë kryeministri e caktoi kur e anuloi dëshmimin e parë.

Nëse Marrëveshja e Përzhinos implementohet si që është planifikuar, atëherë tërheqja e Gruevskit do të ndodhte sipas këtij plani:

  1. Nikolla Gruevski duhet të jep dorëheqje më 15 dhjetor;
  2. Presidenti i shtetit e aprovon kryeministrin e ri në afat prej 10 ditësh;
  3. Kryeministri i ri qeverinë e re duhet ta prezantojë në afat prej 20 ditëve në Parlament.

Kjo nënkupton:

  • Presidenti i vendit i jep mandatin VMRO – DPMNE-së më 25 dhjetor;
  • Kryeministri i ri e prezanton Qeverinë e re para Parlamentit më 14 janar.

Këto janë afatet e parashikuara nëse nuk ka donjë devijim në vendimmarrjen e institucioneve të lartpërmendura.

Në atë rast, në vetëm një ditë presidenti do t’ia caktonte mandatin VMRO-DPMNE-s dhe në të njëjtën ditë, Qevrija e re do të mbështetej, ndërsa propozimi do të shkonte në Parlament për votim.

Ndryshe, nga LSDM deklarojnë se atyre nuk u intereson se kur saktësisht Gruevski do të jep dorëheqje.

Siç thonë, në marrëveshjen e Përzhninos qartë thuhet se qeveria e re duhet të formohet 100 ditë para se të shpallen zgjedhjet.

“A do të respektohen të gjitha afatet, për shembull 10 ditë të caktuara për presidenti të jep mandatin dhe 20 ditë për kryeministrn ta prezantojë në Parlament qeverinë e re, neve nuk na intereson. A do të shfrytëzohen të gjithë ditët apo do të rregullohet për një ditë nuk është e rëndësishme. Ne duam Qeveri, pa Gruevskin në të, të votohet më 15 janar”, thonë nga LSDM

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, thotë se mundohen të jenë konstruktiv dhe të respektojnë të gjitha afatet e caktuara nga Marrëveshja e Përzhinos.

“Do të respektohen të gjitha afatet sepse zgjedhje patjetër të ketë më 24 prill, që qytetarët të thonë fjalën e tyre” thotë Kotevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button