Priten duele të mëdha në Europa League

Priten duele spektakolare në raundin e 1/16 të Europa League. Me përfundimin e fazës së grupeve tani vëmendja shkon e gjitha te shorti që do të hidhet të hënën në orën 13 në Nyon të Zvicrës. Në 1/16-tat 24 skuadrave që siguruan një biletë për më tej nëpërmjet fazës së grupeve do tu bashkohen edhe 8 skuadra të tjera që vijnë nga Liga e Kampioneve.

Me publikimin e vazove nga UEFA përballjet e forta janë të paevitueshme në këtë raund pasi si në vazon e skuadrave favorite ashtu edhe në atë të atyre jofavorite bëjnë pjesë shumë klube me emër në arenën europiane. Tetë ekipet që kanë ardhur nga Championsi janë ndarë 4 në vazon e parë dhe 4 të tjera në të dytën kjo për shkak të kuotës së pikëve që grumbulluan në grupet e këtij kompeticioni. Në këtë mënyrë skuadrave të mëdha si Liverpooli, Tottenhami, Napoli, Lazio e Schalke që i përfunduan grupet e Europa League në krye dhe që bëjnë pjesë në vazon e parë u janë bashkuar edhe tre emra të rëndësishëm si Manchester United, Porto dhe Bayer Leverkusen pa harruar këtu edhe grekët e Olympiacos.

Në vazon e ekipeve pretendente janë edhe disa skuadra më pak të njohura si Krasnodari, Molde, Lokomotiva e Moskës, Baseli, Athletic Bilbao e Braga, por kjo nuk do të thotë se në këtë raund do të mungojnë duelet e mëdha pasi në vazon e dytë bëjnë pjesë disa skuadra me emër, ku spikasin kampionët në fuqi të Sevillas, për të vazhduar me Valencian, Borussian e Dortmundit, Villarealin, Marseille, Sportingun e Lisbonës, Fiorentinën dhe dy gjigandët turq Galatasaray e Fenerbahche.

Për sa më shumë spektakël do të ishte bukur që të kishim që në ruandin e 1/16-ave të Europa League duele të tilla si Man United-Borussia Dortmund, Liverpool-Sevilla, Napoli-Valencia apo Tottenham-Marseille. E sigurtë është se në këtë ruand nuk mund të përplasen klube që vinë nga i njëjti shtet si dhe skuadrat që bënin pjesë në të njëjtin grup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button