Seancë e Asamblesë së përgjithshme të BNJVL-së

Asambleja e përgjithshme e Bashkësisë të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajnë seancën e gjashtë.

Kryetarët e komunave do të diskutojnë për çështje aktuale nga puna e vetëqeverisjes lokale në vend, ndërsa do ta shqyrtojnë edhe Planin strategjik pesëvjeçar të propozuar të BNJVL-së për vitin 2016-2020.

Kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski, do të flasë për aktivitetet e parapara të BNJVL-së dhe të vetëqeverisjes lokale për vitin e ardhshëm, me ç’rast do t’i theksojë edhe arritjet e këtij viti.

Në rend dite është vendosur edhe iniciativa e Komitetit të këshillave pranë BNJVL-së, për ndryshime në Statutin e Bashkësisë, me çka anëtarëve të këshillave komunale do t’u jepej e drejta e votës në trupat statutorë të BNJVL-së. Në seancë do të shqyrtohen Plani për punën e BNJVL-së për vitin 2016 dhe Buxheti i BNJVL-së për vitin e ardhshëm.

Në pajtim me Statutin e BNJVL-së, kryetarët e komunave të njësive të vetëqeverisjes lokale sipas funksionit janë delegatë të Asamblesë së përgjithshme të BNJVL-së, ndërsa zëvendësit e tyre janë kryetarë të këshillave komunale. Në rast të pengesës së delegatit, gjegjësisht zëvendësit të tij, që të marrë pjesë në seancë, delegati mund të autorizojë një anëtar të Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes lokale për ta zëvendësuar në seancë, me ç’rast duhet të sjell autorizim me shkrim.

Asambleja e përgjithshme është organi më i lartë i BNJVL-së. E përbëjnë 81 delegatë, gjegjësisht të gjithë kryetarët e komunave dhe kryetari i Qytetit të Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button