Ofendime dhe diskriminime gjinore gjithkund në lajme

[Recension: “Deputete Merale Ferati, “Zhurnal” ju njofton: Ministri Izairi është i ekologjisë, ndërsa Neziri i ekonomisë”]

Portalet e kapura pas skandaleve monitorojnë situatat jo për të kapur informacionin, por për të kapur pikat që gjykojnë se do fiksohen më lehtë nga publiku si skandale. Pastaj i shfrytëzojnë ato për të ndëruar “superlajme” dhe gjykojnë që kanë bërë një “superzbulim” kur në fakt, gjithë çfarë kanë bërë, është etiketimi i vetes si joprofesionistë.

Zhurnal - Deputete Merale Ferati Zhurnal ju njofton Ministri Izairi është i ekologjisë, ndërsa Neziri i ekonomisëLinku deri te artikulli original: “Deputete Merale Ferati, “Zhurnal” ju njofton: Ministri Izairi është i ekologjisë, ndërsa Neziri i ekonomisë”
Data dhe koha e publikimit: 03.12.2015, 11:53
Data e recensionit: 08.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Recensojmë këtë tekst, për të lënë të kuptohet se gabimi në të shprehur i një funksionari nuk përbën lajm. Nëse ai trajtohet si në shembullin në fjalë, si megaskandal do të thotë se gazetari i ka dhënë të drejtë vetes që të diskreditojë dhe në nënçmojë personin në fjalë pa pasur arsye të vërtetë për ta bërë këtë.

Deputetja e PDSH-së Merale Ferati ka bërë një gabim në të shprehur duke theksuar se Ministër i Ekonomisë është Nurhan Izairi dhe gazetari komenton “Ajo me këtë dëshmon se nuk ka dijeni se ministri aktual i ekonomisë është Bekim Neziri e jo Nurhan Izairi.” dhe shkon më tej duke pretenduar se ajo nuk i njeh resoret përkatëse në qeverinë e Maqedonisë.

Autori, përveç ofendimeve që drejton drejt këtij personaliteti politik, bën edhe diskriminim gjinor. Ai kalon çdo kufij profesionalizmi kur thotë se “kjo ndodhë falë përaqësimit të obligueshëm të grave në listat zgjedhore të partive politike.” Sipas tij, femrat deputete janë pjesë e parlamentit vetëm për shkak se e kërkon ligji dhe jo sepse e meritojnë këtë gjë, duke gjykuar mbi baza gjinore.

“Qytetarët shqiptarë në Maqedoni pas gafit skandaloz të deputetes Ferati duhet të presin edhe skandale më të fuqishme për shkak se disa deputete marrin merita për shkak të ligjit dhe aërsisë me Kryetarin e parties e jo për shkak të profesionalizmit.”

Pa pikën e etikës, autori gjykon vetë dhe pa fakte joprofesionalizmin e deputetes në fjalë dhe flet bindshëm për afërsinë e saj me kryetarin e partisë, duke mos theksuar për çfarë afërsie bëhet fjalë por duke lënë të nënkuptohen shumë pretendime të palogjikshme.

Ato që kanë qenë objekt i sulmit apo kritikës duhet të kenë mundësi të përgjigjen para se kontributi të publikohet, dhe nëse kjo nuk ndodhë dhe përgjigja vjenë pas publikimit, ai duhet të jenë në masë të arsyeshme, i lidhur me temën dhe në formë korekte. – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

Skandali është edhe më i madh kur autori merr dhe citon një komentues nga rrjetet sociale. Ai ka zgjedhur një koment i cili përforcon gjykimin që i bën autori “joprofesionalizmit” të deputetes në gjysmën e parë të tekstit.

Një gazetarë që e ka të rëndësishme informimin etik, nuk do të asnjëherë nuk do të bënte një interpretim kaq subjektiv dhe të palogjikshëm mbi një ngjarje.

Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

Kodi etike dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktor të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit.

Media dhe gazetari nuk duhet të publikojonë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, perkatësisë etnike, gjinisë, bësimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button