Zyrtare: Januzaj lojtar i United për pesë vite tjera

Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë me Manchester United deri në vitin 2018. Me kë të marrin fund të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij në klub.

Lajmin e ka dhënë Man Utd në faqen e vet por nuk ka treguar për shumën e parave që do të marrë Janzuaj për sezon.

David Moyes, trajneri i djajve ve të kuq u shpreh shumë Iumtur për këtë marrëveshje dhe tha se pret shumë nga ai.

Januzaj tha se për të është një ëndërr të jetë në Man Utd dhe se do të punojë shumë që të jetë lojëtar i fortë .

“Prej kur kam ardhur këtu gjithmonë jam ndjerë se ky është klubi i duhur për mua”, u shpreh ai.

Së fundmi, Januzaj – i cili kishte hyrë në muajt e fundit të kontratës me Manchester Unitedin – filloi të kërkohej nga klube të tjera të mëdha evropiane përfshirë Juventusin, Manchester Cityn dhe Barcelonën.

Lajme të ngjashme

Back to top button