Donald Tramp: Asnjëherë nuk do të tërhiqem prej garës zgjedhore

Asnjëherë nuk do të tërhiqem nga gara zgjedhore edhe krahas kritikave, deklaroi biznesmeni amerikan Donald Tramp, i cili është pretendent për ta fituar nominimin për kandidat të Partisë republikane për president të SHBA-së.

Në një intervistë për “Uashington Post” Tramp thotë se “pavarësisht të gjithave, nuk do të tërhiqet” duke porositur se në rastin më të keq, do të merrte pjesë në zgjedhje si kandidat i pavarur.

“Gjatë tërë jetës time, kam fituar. Nuk humbas shpesh. Gjegjësisht, asnjëherë nuk kam humbur”, deklaroi Tramp për “Uashington Post”.

Deklarata e miliarderit të Nju-Jorkut i cili hyri në politikë, paraqet përgjigje për kritikat e ashpra të cilat i pëson ai nga Administrata amerikane dhe demokratët, por edhe nga Partia e tij republikane, pas deklaratës se “duhet t’u ndalohet hyrja myslimanëve në SHBA”.

Tramp dje porositi se nuk e tërheq deklaratën dhe sqaroi se atë që e kompleton është vetëm “zgjidhje e përkohshmе”, duke u mbrojtur se ai nuk është kundër myslimanëve, pasi që ka shumë miq prej tyre dhe mban shumë lidhje biznesi dhe kompani në botën myslimane.

Shtëpia e Bardhë e kritikoi kërkesën e tij për ndalesë për hyrjen e myslimanëve, duke porositur se “vetë është diskualifikuar” si kandidat presidencial.

Liderët e republikanëve në Dhomën e Poshtme dhe në Senatin e Kongresit amerikan e kritikojnë deklaratën e Trampit, si të dëmshme për interesat e partisë ndërsa me kritikë të ashpër doli edhe njëri prej kundërkandidatëve në procesin zgjedhor, ish-guvernatori i Floridas, republikani, Xheb Bush.

Mediаt e afërta me Partinë demokratike dhe qarqet liberale në SHBA nisën fushatë kundër Trampit me kërkesë që të tërhiqet prej garës zgjedhore. Me këtë kërkesë dolën edhe disa politikanë prestigjiozë republikanë.

Partia republikane, megjithatë, me kujdes është duke reaguar për të gjitha kërkesat e tilla, duke druajtur nga mundësia për shkëputjen e trupit votues republikan, nëse Tramp detyrohet të paraqitet në zgjedhje si kandidat i pavarur.

Anketa e gazetës “Ju-Es-Ej Tudej” tregon se mbi 60 për qind e ithtarëve të Donald Tramp në mesin e republikanëve, kanë thënë se do të votojnë për të, madje edhe nëse në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2016 ai paraqitet si kandidat i pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button