2.032 migrantëve u janë dhënë vërtetime për parashtrim të kërkesës për pranim të azilit

Gjatë 24 orëve të fundit 2.032 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Siç informoi MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i migrantëve, të cilëve u janë dhënë vërtetime 869 janë burra, 427 gra, 528 fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit dhe 208 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit e Sirisë-901, Afganistanit-623 dhe të Irakut-508.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më sot u janë lëshuar gjithsej 321.759 shtetasve të huaj. Sipas shtetësisë më të numërt janë të Sirisë (186.578), pas së cilës vijojnë ata të Afganistanit (78.193), Irakut (35.547), Iranit (6.231), Pakistanit (5.416), Palestinës (2.158), Somalisë (1.276), Bangladeshit (1.253), Marokut (1.317) Kongos (514), Algjerisë (453), Libanit (434), Nigerisë (279) …..

Në Sektorin për azil në 24 orët e fundit nuk është parashtruar  kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri më 09.12.2015 deri te Sektori për azil janë parashtruar 83 kërkesa të tilla prej të cilëve 55 janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin,  tre kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit gjatë ditës së djeshme janë evidentuar gjithsej 17 kërkues të azilit prej të cilëve gjashtë burra, dy gra, tetë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren i pashoqëruar. Në mënyrë plotësuese, katër kërkues të azilit, dy prej të cilëve minorenë pa shoqërimin e kujdestarit dhe dy burra janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga ekipi i Kryqit të Kuq u është dhënë ndihmë e parë dhe u janë dhënë pako me ushqim dhe me ujë migrantëve, të cilët kanë hyrë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button