Sot mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimeve Nobel

Në kryeqytetin norvegjez, Oslo, sot do të mbahet ceremonia për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe, për të cilën këtë vit laureatë janë katër shoqata të qytetarëve që kanë kontribuar në zbatimin e tranzicionit demokratik në Tunizi.

“Armët asnjëherë nuk mund të jenë zgjidhje, as në Siri, as në Libi. Dialogu është i nevojshëm, pa gjak dhe pa luftëtarë”, deklaroi mbrëmë në Oslo kryetari i Lidhjes tuniziane të të drejtave të njeriut. Abdessatar Ben Musa, duke shtuar se shembulli i Tunizisë, mund të përdoret për t’i dhënë fund konflikteve në Siri dhe Libi.

Krahas Lidhjes së të drejtave të njeriut, fituesit e sivjetëm të Çmimit Nobel për Paqe janë edhe Sindikata e përgjithshme tuniziane e punës, Konfederata tuniziane e industrisë, tregtisë dhe zejtarisë dhe Organizata tuniziane e avokatëve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet sot pasdite në Sallën e kuvendit të qytetit të Oslos dhe në te do të marrin pjesë mbreti i Norvegjisë Harald dhe anëtarët e Qeverisë së Norvegjisë.

Çmimet Nobel për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi do të jepen më vonë pasdite në një ceremoni që do të mbahet në kryeqytetin suedez Stokholm. /TV21

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button