Lëvizja BESA: BDI-ja dështimet epokale ekonomike tenton t’i paraqet si të suksesshme

“Jemi këtu sot që të ndajmë shqetësimin tonë se si harxhohen dhe çka bëhet me parat tona, pra të flasim për keqmenaxhimin me financat publike ose, thënë më saktë, për vjedhjen e qytetarëve nga garnitura qeverisëse”, thonë nga Lëvizja Besa, njofton Portalb.

Lëvizjen BESA vlerëson se rëndësi të veçantë kanë financat publike dhe, në kuadër të kësaj, edhe diskutimi rreth borxhit publik. Sipas tyre, tanimë është një e fshehtë publike se niveli real i borxhit publik të Maqedonisë është shumë më i lartë se ai i deklaruar nga Qeveria.

“Ajo që vlerësojmë ne se është më problematike: kur jemi te borxhi publik, ky ndërlidhet edhe me destinacionin e kredive të marra nga kjo qeveri, të cilat që e kanë rritur ndjeshëm nivelin e borxhit publik. Në bazë të të dhënave të fundit, borxhi publik arrin shumën prej 3,9 miliardë eurosh ose 43,9 % të bruto-prodhimit shoqëror . Nga këto para afërsisht 1,3 miliard janë borxh ndaj kreditorëve të brendshëm, kurse 2,6 miliardë euro shteti ua ka borxh kreditorëve të jashtëm.

Kjo garniturë hajdutësh për 10 vite (deri në prill të 2016) do të shpenzojë gjithsej rreth 30 miliardë euro, ndërsa prej atyre 2,5 miliardë euro vetëm si rritje e borxhit publik. Fatkeqësisht, qeveria aktuale VMRO-BDI e ka rritur borxhin publik për gati 1 miliardë euro për projekte që realizohen edhe sot e kësaj dite në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Nëse e analizojmë edhe me thellë strukturën e kredive të marra gjatë kësaj periudhe, do të shohim se në dominancë ato janë shfrytëzuar për “blerje të votave”, duke i rritur pensionet dhe benificionet tjera të pensionistëve, duke i shumëfishuar subvencionet për bujqit, të cilat nuk e kanë rritur fare”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa..

Lidhur me vizitën e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi ishin në vizitë pune në Ministrinë e Ekonomisë, Lëvizja Besa vlerëson se ministri Bekim Neziri dështimet u përpoq t’i paraqesë si të arritura, duke thënë se “tre zonat ekonomike të Tetovës, Kërçovës dhe Strugës tashmë funksionojnë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button