Fleckenstein: Nuk e kuptoj motivin e protestave të PD

Një ditë pas protestës së opozitës shoqëruar me disa incidente dhe sulme me gurë ndaj isntitucioeneve, ka reaguar edhe europarlamentari Knut Flekenstein.

Ai i është bashkuar qëmdrimeve të SHBA, Bashkimit Evropian dhe diplomatëve të tjerë akredituar në Tiranë, të cilët dënuan me ashpërsi sjelljet e dhunshme.

“Pak javë më parë vizitova Tiranës. Isha i kujdesshëm në optimizmin se forcat politike do të arrijnë një marrëveshje që do të lejojë procesin e integrimit europian që të avancojë në mënyrë të pandërprerë.

Pas protestave të ditës së djeshme, të cilat për fat të keq u mbështetën nga lideri i opozitës, jam i detyruar të theksoj nevojën për kujdes dhe të bëj thirrje për një sjellje më të përgjegjshme. Sipas informacioneve të fundit që kam marrë ligji i dekriminalizimit është në prag të miratimit të tij; ndaj është e vështirë të kuptohet se çfarë motivoi këto protesta. Edhe në rastet kur protestat janë të ligjshme, është detyrë e organizatorëve që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur dhunën. Ne dënojmë fuqimisht dhunën dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike, në linjë me standartet europiane dhe interesat e kombit si i tërë”, -tha Fleckenstein.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button