Mustafa: Opozita duhet të heq dorë nga dhuna

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në konferencën për media tha se në ambientin që qeverisja e tij ka funksionuar është diçka që askush s’do ta donte.

“Askush nuk do donte të punojë në ambient të tillë, me protestat e ish-ministrit Jabllanoviq, pastaj kanë filluar kundërshtimet kundër dy marrëveshjeve. Nuk është dashur dhe nuk duhet që opozita të veprojë kështu. Ka rrugëdalje, është Gjykata Kushtetuese. Marrëveshja ka derivuar nga marrëveshja e prillit 2013, dhe pakoja e Ahtisaarit, me të cilën e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës. Opozita duhet të heq dora nga dhuna. Kam shpreh dëshirën të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje. Zgjidhja është në parlament, aty ku bëhet debati”, tha kryeministri Mustafa duke ju referuar veprimeve të opozitës gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se sa i përket demarkacionin janë të gatshëm për tia lënë në dorë një komisioni ndërkombëtarë për vlerësim.

“Ne duhet ta qeverisim atë territor për të cilin kemi shpallur pavarësinë”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri ka përmendur edhe marrëveshjen që Kosova ka arritur me Holandën rreth themelimit të Gjykatës Speciale, dhe funksionalizimit të saj atje.

“Marrëveshja është arritur para 10 ditësh, mes një grupi punues që ne e kemi themeluar si Qeveri dhe një delegacioni të Holandës dhe të BE-së, dhe tani kanë mbetur vetëm procedurat tjera dhe Gjykata Speciale të bëhet e plotfuqishme”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button