Rekordi Guinness, në New York ekspozohet fshati më i madh me kek-mjalti

Fshati më i madh i bërë me kek mjalti, vepër e kuzhinjerit amerikan Jon Lovitch, i cili tri herë ka hyrë në Librin Guinness të Rekordeve, është ekspozuar në Qendrën Shkencore në Nju Jork, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fshati me kek mjalti, për të cilin kuzhinieri Lovitch kishte punuar rreth 1.500 orë, ka ngjallur interes të madh dhe po vizitohet çdo ditë nga qindra njerëz.

Lovitch për “ndërtimin” e fshati ka shpenzuar 6,410 vezë, 350 kilogramë sheqer nga 11 vende të ndryshme, 310 kiogram brumë për kek. Fshati peshon rreth 1.5 ton dhe është ekspozuar në 50 metra katrorë.

Vepra e jashtëzakonshme e kuzhinierit Jon Lovitch, më së shumti ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve të cilët vijnë në numër të madh, kurse përveç tyre, ka shumë turistë që kanë vendosur për të vizituar “fshatin e ëmbël”. Vizitorët kanë mundësi të shohin bibliotekën, stacionin e zjarrfikësve, stacionin hekurudhor të bëra nga keku i mjaltit. Në fshat ka 1.102 objekte të vogla.

Kuzhinieri Jon Lovitch për herë të tretë me punën e tij është regjistruar në Librin Guinness të Rekordeve, ndërsa vepra e tij do të ekspozohet deri më 10 janar, kur ëmbëlsirat do t’ju ndahen qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button