Një kompani ndalon tregtimin e prodhimeve të biznesit së Trump-it në vendet arabe

Kompania kryesuese ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, Landmark Group, ka pezulluar shitjet e produkteve të Donald Trump, bënë të ditur ArabianBusiness.com, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i kompanisë e cila e ka qendrën e saj në Dubai erdhi si kundërpërgjigje e thirrjes së kandidatit republikan për president të SHBA-së Donald Trump, mbi ndalimin e hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në dritën e deklaratave të fundit të bëra nga kandidati për president në mediat amerikane, ne kemi pezulluar shitjen e të gjitha produkteve nga Trump Home décor”, citohet të ketë deklaratë të Sachin Mundhëa-s, kreu i dyqaneve Lifestyle.

Këto masa do të ndikojnë konsumatorët në Arabinë Saudite, Kuvajt, katar dhe në EBA.

Trump është bërë objekt talljeje në mediat sociale, pasi bëri thirrje që SHBA-ja të ndalojë hyrjen e të gjithë muslimanëve.

Deklarata e Trump erdhi pasi që 14 persona u vranë nga ana e një çifti në Kaliforni. Autoritetet federale theksuan se sulmi është duke u hetuar si rast terrorizmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button