OKB dhe Këshilli i Evropës paralajmërim për të drejtat e refugjatëve

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Këshilli i Evropës kanë paralajmëruar Evropën për çështjen e të drejtave të azilantëve dhe të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland në një deklaratë të publikuar në kuadër të ditës botërore të të drejtave të njeriut që do të festohet ditën e nesërme kanë bërë paralajmërime ndaj vendeve evropiane, qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile në lidhje me çështjen e të drejtave të refugjatëve.

Guterres duke vënë në dukje se azili është një e drejtë ndërkombëtare, ka theksuar se edhe mbrojtja e atyre që largohen nga lufta dhe persekutimi është brenda vlerave themelore të Evropës.

Ai ka theksuar ndër të tjera se në këtë kuptim edhe shoqëria civile ka bërë përpjekje të mëdha dhe gjithashtu se organizatat e shoqërisë civile kanë luajtur një rol të madh në luftën kundër ksenofobisë dhe intolerancës.

Sekretari i Këshillit Europian Jagland ka pohuar se: “Kushdo që vendos këmbën në Evropë, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do të ketë të njëjtat të drejta si gjithkush në Evropë”.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në këtë pikë është e vendosur dhe se ka përgjegjësi ligjore për të marrë nën mbrojtje të drejtat e refugjatëve dhe të azilantëve në 47 vende anëtare në Këshill, ka shtuar ndër të tjera Jagland.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button