USHT -filloi punimet Konferenca ndërkombëtare “Problemet socio-kulturore dhe sfidat e bashkëkohësisë”

Fakultetit Filozofik të USHT-së, i filloi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: “Problemet socio-kulturore dhe sfidat e bashkëkohësisë”.

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ka thënë se ‘Me aktivitetet e këtij niveli akademik dhe shkencor, ne konkretizojmë bashkëpunimin e suksesshëm që kemi ndërtuar me studiues të njohur në fushat shkencore, nga vendi, rajoni dhe arena ndërkombëtare’.

“Puna kërkimore-shkencore në Universitetin Shtetëror të Tetovës është pjesë e rëndësishme dhe e pandashme nga aktiviteti akademik. Me qëllim të përmbushjes së nevojës për hulumtime të mirëfillta, Universiteti ynë angazhohet që të gjithë fakultetet e tij të organizojnë aktivitete shkencore, dhe kjo e pasuron dukshëm veprimtarinë e përgjithshme të arsimit të lartë’ ka thwnw Ameti, duke shtuar se kjo vatër akademike, përmes organizimeve të kësaj natyre, shpreh mendimin intelektual mbi jetën dhe njerëzimin në përgjithësi, mbi rëndësinë e shkencës, për të krijuar sado pak një mendim të mirëfilltë, për atë që na rrethon dhe na intereson në jetën tonë të përditshme.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Fadbi Osmani, fjalimin e tij e filloi me thënien e filozofit të famshëm Seneka: “Dijetarët janë pothuaj si të padukshëm, pikërisht pse janë më të dukshëm nga të gjithë. Dijetarët nuk përmenden, sepse ata, jo vetëm janë në kujtesë, por janë vetë thelbi i kujtesës. Dijetarët në esencë janë autoritetet e kombit”. 

Më tej dekani Osmani theksoi se dita e sotme është ditë e veçantë për Fakultetitn Filozofik, pasi organizon një projekt madhor, Konferencën e parë shkencore me karakter ndërkombëtar.

Sesioni i pedagogjisë, do t’i zhvillojë punimet, me temën: “Sfidat e edukimit dhe arsimit bashkëkohor”. Me temën: “Psikologjia, pararojë e ekuilibrit mes reales dhe ideales në jetën e individit në bashkëkohësi” do bëhen prezantimet me karakter psikologjik. Filozofia dhe sociologjia do të zhvillojnë temën”Koncepti post-modern i dijes”, respektivisht, “Globalizimi dhe proceset shoqërore”.

Tema e sesionit të historisë është: “Zhvillimet shoqërore politike te shqiptarët dhe perspektivat në shek. XXI”,  për të përfunduar me punimet e fushës së filologjisë orientale me temën: “Rëndësia dhe aktualiteti i studimeve orientale në bashkëkohësi”.

Në këtë Konferencë që do të zgjasë dy ditë, marrin pjesë rreth 150 studiues, me 127 kumtesa dhe kontribute shkencore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button