Manchester United eliminohet prej Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze Manchester United është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 3:2 nga Wolfsburg dhe fitores 2:1 të PSV’së kundër CSKA Moscow.

Unitedi kaloj e para në epërsi me golin e Martial, por vendësit shënuan dy gola të shpejtë me anë të Naldo dhe Veirinha.

Unitedi arritui që në minutën e 84 të barazoj rezultatin në 2:2 me autogolin e Guilavougli, por vendësit shënun pas vetëm dy minutave me Naldon.

Pas kësaj humbje Unitedi mbetet në vendin e tretë në Grupin B me 8 pikë dhe siguron një vend në Europa League, 2 më pak se PSV në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa grupin e kryeson Wolfsburg me 12 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button