Mësoni si e humbi pasurinë legjenda Mike Tyson

Ish-kampioni i botës në boks, Mike Tyson, ka rrëfyer se si ka humbur pasurinë e tij në vlerë prej afro 400-500 milionë dollarësh.

Ai këtë e ka pranuar në një intervistë për televizionin amerikan CNBC, transmeton koha.net.

“Nuk dija t’i administroja. Nuk dija as të administroja personat që më afroheshin për pasurinë time”, ka thënë Tyson në intervistën e tij, kur ishte pyetur për paratë.

Legjenda e boksit kishte shpenzuar shumë në blerjen e veturave dhe për shkak të divorceve. Ai kishte shpallur falimentimin në vitin 2003, duke deklaruar se ka borxh prej 23 milionë dollarëve.

Tyson në këtë intervistë ka treguar se është duke paguar borxhet falë marrëveshjeve si aktor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button