Një shqiptare përfaqëson Gjermaninë në “Miss World 2015”

Bukuria e vajzave shqiptare i kapërcen kufijtë. Shqiptarja Albijona Muharremaj përfaqëson Gjermaninë në “Miss World 2015”, finalja e së cilës do të mbahet më 19 dhjetor në Sanya të Kinës.

Bukuroshja 20-vjeçare nga Suhareka e Kosovës prej disa ditësh ndodhet në Kinë, për t’u përgatitur për kompeticionin e bukurisë.

Mësohet se në moshën 5-vjeçare së bashku me familje është shpërngulur për në Gjermani, ku edhe jeton në Munih.

Ajo këtë vit u shpall fituese e titullit “Miss Gjermania”, ndërkohë vitin e kaluar ka përfaqësuar Kosovën në “Miss Interkontinental”, transmeton noa.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button