Shkup, vazhdon të nëpërkëmbet gjuha shqipe

Përdorimi i shqipes në kryeqytet mbetet peng i interpretimit të ndryshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit, raporton Alsat-M.

Trajanovski është zotuar se deri në një zgjidhje politike Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të përdorë vetëm maqedonishten dhe anglishten në tabelat udhërrëfyese në kryeqytet, duke shkelur kështu amendamentin 5 të Kushtetutës, që obligon përdorimin zyrtar të gjuhës të cilën e flasin mbi 20% e popullatës.

“Vlera e këtij investimi është 38 milion denar, plotësisht është mbuluar nga buxheti i qytetit të Shkupit dhe kjo urë praktikisht bëhet porta e qytetit të Shkupit duke pasur parasysh se deri më tani nuk kemi pasur ndonjë objekt të kësaj natyre në hyrje të qytetit të Shkupit”,deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit, pas vendosjes së tabelës në urën që lidh lagjen Hipodrom dhe atë të Inxhikovës, ku nuk shihet gjuha shqipe.

Trajanovski nuk deshi të jap përgjigje rreth këtij lëshimi.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button