Trump: Myslimanët të mos lejohen në SHBA

Kandidati udhëheqës republikan për president amerikan, Donald Trump, ka propozuar “mbyllje totale dhe komplete” për të gjithë myslimanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar kritika dhe kundërshtime nga rivalët dhe nga Shtëpia e Bardhë.

Këto komente ai i bëri pas të shtënave masive javën e kaluar në San Bernardino të Kalifornisë, nga një çift mysliman, që mendohet se ishte radikalizuar nga ekstremistët. Trump tha mbrëmë vonë se ndalesa do të mund të mbetej “derisa përfaqësuesit e vendit tonë mund të zbulojnë se çka djallin po ndodhë”.

Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë propozimin e kandidatit republikan Trump si “krejtësisht në kundërshtim” me vlerat amerikane, duke thënë se ai po prek në anën e errët për të luajtur me “frikën e popullit, me qëllim që të krijojë mbështetje për fushatën e tij”.

Kandidati tjetër republikan për president amerikan, Jeb Bush, e quajti Trumpin “të çmendur”. Kandidatja udhëheqëse demokrate për presidente, Hillary Clinton, e ka përshkruar propozimin e Trumpit si “plan të palejueshëm, paragjykues dhe përçarës” që amerikanët “i bënë më pak të sigurt”.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për raportet islamiko-amerikane, Nihad Awad, tha se “Trumpi tingëllon më tepër si lider i linçit të turmës se sa i një vendi të madh siç është ky i yni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button