Moti sot në Maqedoni

Nuk ka gjasa reale tani për tani, të “lirohemi” nga mjegullat. Moti sot kryesisht do të jetë me mjegulla dhe vranësira mesatare, ndërkaq në vendet më të larta pritet të jetë kohë me periudha të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Pastrimi i mjegullave pritet të bëhet në orët e pasmesditës, ndërkaq në mbrëmje përsëri pritet të formohen mjegulla.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë , ndërkaq gjatë ditës pritet që sado pak të rriten temperaturat.

Temperaturat gjatë ditës së sotme në territorin e Maqedonisë, pritet të lëvizin nga 0 deri më 5 gradë celsius paradite, ndërkaq të njëjtat, gjatë pritet të rriten deri më 14 gradë celsius.

Shkupi, sot në mëngjes do të jetë i vërshuar nga mjegullat, ku largpamësia do të jetë jo më shumë se 10 deri më 15 metra. Temperaturat gjatë ditës së sotme në Shkup do të lëvizin nga -1 deri më 0 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button