Zgjedhjet në Venezuelë, fiton opozita pas 17 vitesh

artia më e fuqishme e Unitetit Demokratik (MUD) në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Venezuelë arriti një fitore historike dhe pas 17 vitesh për herë të parë socialistët do të jenë opozitë në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve jo të plota paraprake nga ana e Komisionit të Lartë Zgjedhor njoftohet se partia opozitare MUD fitoi 99 ulëse, kurse Partia Socialiste në pushtet (PSUV) fitoi 46 vende në parlament, që ka gjithsej 167 ulëse. Pas numërimit të votave të mbetura do të mësohet se kush do të marrë 22 vendet e tjera, por tashmë është e qartë se MUD do të ketë shumicën parlamentare.

Presidenti i Venezuelës, Ncolas Maduro pranoi humbjen në zgjedhje dhe tha se nuk ka fituar opozita, por “kundër-revolucioni”.

Në anën tjetër, kreu i opozitës Henrique Capriles tha se Maduro nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte në Venezuelë, apo cili është mesazhi i votuesve.

Në zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në vitin 2010 partia socialiste PSUV mori 98 vende, kurse opozita 64 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button