Kallëzim penal për udhëheqësin e njësisë rajonale për bujqësi në Manastir

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski sot në Prokurorinë Publike për ndjekje të kriminalit të organizuar dhe korrupsion shtroi kallëzim penal kundër udhëheqësit të tanishëm të Njësisë rajonale të Ministrisë në Manastir, Ilija Sërbinovski.

Kallëzimi penal është dorëzuar për shkak të dyshimit të bazuar se Sërbinovski ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Nikollovski sot deklaroi se kallëzimin penal e ka dorëzuar së bashku me të gjitha faktet që i ka prezantuar në konferencën për shtyp, dhe të cilat kanë të bëjnë me dhënien e tokës shtetërore ndërmarrjeve të afërta me Sërbinovskin.

“Çdokush që ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjet”, deklaroi Nikollovski. MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button