Maqedoni, jepen 4.501 vërtetime të reja për emigrantët

Gjatë 24 orëve të fundit 4.501 emigrantëve u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Prej tyre 1.966 janë të gjinisë mashkullore, 899 janë të gjinisë femërore, 1.297 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 349 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit e Sirisë (2.121) ku pasojnë shtetasit nga Iraku (1.642) dhe Afganistani (738).

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve, respektivisht prej 19 qershorit të këtij viti janë dhënë vërtetime për gjithsej 313.656 vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrim e kërkesës për njohje të së drejtës së azilit. Më së shumti vërtetime u janë dhënë shtetasve nga Siria (183.499), më pas shtetasve nga Afganistani (75.505), nga Iraku (33.211), Irani (6.231), Pakistani (5.416), nga Palestina (2.158), Somalia (1.276), Bangladeshi (1.253), Maroku (1.317), Kongo (514), nga Algjeria

(453), Libani (434), Nigeria (279) për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak. Deri më tani janë parashtruar 83 kërkesa të tilla prej të cilëve 55 janë nga shtetas të Sirisë, 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit, tre nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit gjatë ditës së djeshme janë evidentuar gjithsej 20 kërkues të azilit prej të cilëve nëntë burra, dy gra, tetë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren i pashoqëruar. Në mënyrë plotësuese, 12 kërkesa shtesë të azilit janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button